FOTOT që dëshmojnë mizorinë e pushtimit rus në Ukrainë

Mediat e huaja kanë publikuar herë pas here imazhe zemërthyese nga Ukraina, ku përmes tyre kanë zbuluar mizorinë e pushtimit rus. Imazhi që është bërë shumë viral së fundmi dhe ka bërë të qajnë njerëzit anë e mbanë botës, tregon një foshnjë e cila shpëtohet nga një ushtar ukrainas, në një zonë që po bombardohet në afërsi të Kievit.
“Daily Mail” shkruan se imazhet nga Irpin, i vendosur në periferi të kryeqytetit Kiev, konfirmon dëmet e shkaktuara nga forcat ruse në zonat me popullsi të dendur civile.
Nga pamjet shihet një grumbuj rrënojash, një urë e shkatërruar dhe makina të djegura. Fotot e tjera tregojnë dy gra në lot në sy, teksa ecin nëpër lagjet shkatërruara të qytetit me banesa që kanë shpërthyer në flakë, si pasojë e bombardimeve.
Skenat e shkatërrimit u panë dhe në qytetin veriperëndimor të Zhytomyr të premten, ku bombardimet nuk kursyen dhe një shkollë e cila u shkatërrua plotësisht.
Ndërkohë që këto pamje të rënda vijnë nga Ukraina, presidenti rus Vladimir Putini me retorikën e tij iluzionuese ka këmbëngulur sërish se Rusia nuk po bombardon qytetet dhe zonat me popullsi civile në Ukrainë.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: