Lufta në Ukrainë/ Italia sekuestron jahtin e oligarkut rus, dikur njeriu më i pasur në…

Jahti në pronësi të oligarkut rus, Alexey Mordashov, është sekuestruar nga policia italiane. Përpara se të futej në listën e zezë nga Bashkimi Evropian, ai ishte njeriu më i pasur në Rusi.
Mediat e huaja shkruajnë se jahti i tij u sekuestrua në portin verior italian të Imperias. Ky veprim i policisë italiane erdhi si pjesë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi pas ndërhyrjes së ushtrisë së Putinit në Ukrainë.
ROME, March 4 (Reuters) – Italian police have seized a yacht owned by Alexey Mordashov, the richest man in Russia before being blacklisted this week by the European Union following Moscow’s attack on Ukraine, a source with direct knowledge of the matter said on Friday.
— Idrees Ali (@idreesali114) March 4, 2022
Një jaht i dytë në pronësi të miliarderit Gennady Timchenko, i cili gjithashtu ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është bllokuar po në Imperia dhe do të konfiskohet së shpejti, transmeton “Reuters”.