VIDEO/ Reagon Zelensky: Falenderoi Shqipërinë për gjithçka po bën, për ndihmën në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta pas presidentit ukrainas për telefonatën që pati me të. Rama thotë se Volodymyr Zelensky e ka falenderuar për gjithçka që Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij dhe për rezolutën në Këshillin e Sigurimit.

Edhe vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka ndarë një shkrim të shkurtër në Tëitter, ku bënte me dije se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, dhe e kishte falenderuar këtë të fundit për ndihmën.

“Para një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. Diskutuam për punën e përbashkët brenda. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia” shkruan Zelensky në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT