VIDEO/ Çfarë po ndodh? Franca sjell avionët dhe aeroplanmbajtësen në Ballkan

Pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë, Franca planifikon të nisë fluturimet stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje-Hercegovinë, deklaruan forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.
“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe. Nga e hëna e 7 marsit, avioni Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha Eufor, forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.
Kjo masë vjen pasi Bashkimi Evropian javën e kaluar njoftoi se po shtonte forcat e saj Eufor nga 600 në 1100 për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.
Luftanija u vendos të enjten, 3 mars 2022 në mbrëmje për misione “parandaluese”: aeroplanmbajtësja Charles-de-Gaulle është përfshirë në luftën në Ukrainë, njoftoi ministrja e Forcave të Armatosura, Françoise Parly.
Bosnje-Hercegovina po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më shumë, e cila kuptohet se ka marrë mbështetje nga Moska, raporton agjencia e lajmeve. Ashtu si Ukraina, Bosnje-Hercegovina pjej kohësh ka shprehur kërkesën për tu bashkuar me NATO-n, shkruan The Guardian.
🔴 Guerre en Ukraine: Florence Parly annonce que le porte-avions Charles-de-Gaulle fait partie du dispositif français déployé pic.twitter.com/zAFLzCD50b
— BFMTV (@BFMTV) March 3, 2022