“Turp të keni!”/ Ambasada gjermane reagon pasi Rusia falënderoi aleatët: Po masakrohen fëmijë

Teksa luftimet në Ukrainë kanë hyrën ë ditën e 9, Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut ka shpërndarë një shkrim në rrjetin social Twitter duke i falënderuar të gjithë ata që po i mbështesin në pushtimin e Ukrainës.
“Të nderuar abonentë, ne kemi marrë një numër të madh letrash solidariteti nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë!”.- thuhej në deklaratë.
Për këtë ka reaguar ashpër ambasada gjermane në Afrikën e Jugut, e cila dënon ashpër mbështetjen ndaj Moskës dhe shprehet se Rusia po masakron fëmijë.
“Na vjen keq, por nuk mund të heshtim për këtë, është thjesht shumë cinike. Ajo që po bën Rusia është masakrimi i fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm për përfitimet e veta. Sigurisht që nuk është “luftimi i nazizmit”. Turp për këdo që bie pas kësaj. (Mjerisht, ne jemi disi ekspertë të nazizmit)”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.