Rusët nuk ndalen në egërsi: Marrin nën kontroll spitalin psikiatrik në Borodyanka, guvernatori apel për ndihmë!

Guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba, ka bërë me dije se forcat ruse kanë kapur një spital psikiatri në të cilën trajtohen rreth 670 persona .
“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet. Këta janë njerëz me nevoja të caktuara të veçanta, ata kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme … shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat për vite.”, ka thënë më tej Kuleba.