“Nafta ruse ka aromë gjaku ukrainas”/ Ministri thirrje Perëndimit: Ashpërsoni sanskionet ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka kërkuar Perëndimit që të forcojë sanksionet kundër Rusisë, teksa luftimet mes dy vendeve janë futur në ditën e 10-të.

Gjatë një fjalimi televiziv Kuleba tha se nafta ruse “bie erë gjaku ukrainas”, duke shtuar se “blerja e tij është financimi i krimeve ruse të luftës”.

Ai përsëriti thirrjen e Ukrainës për aleatët ndërkombëtarë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës nga “bombardimet pa dallim dhe barbar nga rusët” dhe për t’i siguruar vendit “avionë luftarakë dhe mbrojtje serioze ajrore, raketa dhe armë”.

“Mesazhi im për botën është i qartë. Kur të gjithë liderët evropianë dhe të tjerë në të gjitha ceremonitë gjatë gjithë vitit, përsërisin ato fjalë të veçanta, “kurrë më”, ata tani duhet të dëshmojnë me veprime se i qëndrojnë atyre fjalëve,” tha Kuleba, duke iu referuar bombardimeve naziste të kryeqyteteve evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të provoni tani që keni mësuar nga e kaluara, se një forcë e re brutale në Evropë mund të ndalet përpara se të tërhiqte të gjithë kontinentin në një konflikt shkatërrues,” tha ministri i Jashtëm, duke përfunduar fjalimin e tij.

Gjatë mesazhit, Kuleba lavdëroi guximin “e admirueshëm të protestuesve paqësorë” në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, të cilët “demonstruan përpara pushtuesve të armatosur rusë”, duke u thënë atyre se “ata janë ukrainas dhe qyteti i tyre i përket Ukrainës”.

“Mesazhi i popullit heroik ukrainas është i thjeshtë,” tha ai. “Rusë, shkoni në shtëpi. Ju jeni në tokë të huaj ku askush nuk jua ka nevojiën. Dhe askush nuk ju pret me lule. Putin, lëre të qetë Ukrainën. Ju nuk do ta fitoni këtë luftë”, theksoi Kuleba gjatë mesazhit të shkurtër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT