Frika ndaj sanksioneve/ Oligarkët rusë gjejnë zgjidhjen për të “shpëtuar” pasuritë, ja metoda që po përdorin

Teksa Rusia po përballet me sanksione të forta ekonomike pas sulmeve ndaj Ukrainës, oligarkët rus duket se po gjejnë mënyra alternative për të shpëtuar pasuritë e tyre nga “ngrirja”

Sipas mediave ukrainase dhe inteligjencës së Kievit bëhet e ditur se që nga shpallja e luftës nga Rusia ndaj Ukrainës, anëtarët e elitës ruse kanë filluar të eksportojnë prona dhe pasuri të tjera me vlerë, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë luftës në Ukrainë, oligarkët nga rrethi i ngushtë i presidentit rus janë zhvendosur tashmë në Dubai. Më 28 shkurt, një avion Bombardier Global 5000 fluturoi nga Nice në Dubai dhe sipas burimeve të Ukrainian Pravda, ai përdoret nga vëllezërit Rothenber, ndër personat më të pasur të Rusisë.

Shumë pjestarë të elitës ruse dhe miq të Putin janë goditur nga sanksionet e Perëndimit, duke ngrirë asetet e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT