“Mbroni jetën tuaj, ndryshe do ua marrë Rusia!”/ Zelensky thirrje ukrainasve: Dilni luftoni

Teksa luftimet e ashpra me trupat ruse vazhdojnë, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky i është drejtuar me një mesazh të qartë popullit të tij.
Me anë të një postimi në Instagram, Zelensky u kërkon që të dalin e të luftojnë, teksa shprehet se çdo metër i tokës ukrainase i fituar me poshtërimin e pushtuesit është një hap përpara.
“Çdo metër i tokës sonë ukrainase të fituar me protestë dhe poshtërim të pushtuesve është një hap përpara, një hap drejt fitores për të gjithë shtetin tonë. Ky është një shans për të jetuar ukrainas! Në të gjitha qytetet tona ku hynte armiku. Ndjejeni. Shkoni në ofensivë!”– ka deklaruar presidenti ukrainas.