Lufta është dhe kibernetike/ Faqet e internetit të Ukrainës nën sulme ‘të pandërprerë’ nga hakerat rusë

Uebsajtet ukrainase kanë qenë nën sulm të pandërprerë nga hakerat rusë që kur Kremlini nisi pushtimin e vendit, tha të shtunën agjencia e mbikëqyrjes kibernetike e Kievit.

Në një postim në Twitter, Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës tha se “hakerat rusë vazhdojnë të sulmojnë burimet e informacionit ukrainas pa pushim“.

Agjencia tha se faqet që i përkasin presidencës, parlamentit, kabinetit, ministrisë së mbrojtjes dhe ministrisë së punëve të brendshme ishin ndër ato të goditura nga refuzimet e shpërndara të shërbimit (DDoS).

Agjencia ndër të tjera theksoi se Ukraina do vazhdojë të rezistojë, në fushën e betejës dhe në hapësirën kibernetike.

“Ne do të durojmë! Në fushat e betejës dhe në hapësirën kibernetike!”– thuhej në postim.

Në të kaluarën, Rusia ka mohuar se ka qenë pas sulmeve kibernetike, duke përfshirë ato që kanë ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Faqet ruse gjithashtu janë goditur me sulme DDoS. Ukraina i ka bërë thirrje hakerave të saj për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës dhe kryerjen e misioneve të spiunazhit kibernetik kundër trupave ruse.

Të premten, Qendra Kombëtare Koordinuese e Rusisë për Incidentet Kompjuterike tha se kishte pasur “sulme masive kompjuterike” ndaj burimeve ruse të informacionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT