Lufta e pajustifikuar në Ukrainë, BE pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë nga Këshilli i Shteteve të Detit Baltik

Bashkimi Evropian është bashkuar me anëtarët e Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) dhe kanë vendosur pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktivitetet e Këshillit.

Në një njoftim në rrjetet sociale, bëhet me dije se ky vendim është marrë pasi Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe se pjesë e këtij agresori  të pajustifikuar.

“Ky vendim është një pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian dhe partnerëve me të njëjtin mendim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë agresion të paprovokuar dhe të pajustifikuar. BE pajtohet me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia dhe Suedia) që pezullimi i Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbetet në fuqi derisa të jetë e mundur rifillimi i bashkëpunimit bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT