Zgjedhjet në Durrës/ Ambasadori holandez vëzhgon procesin e votimit nga afër, cili ishte kurioziteti i tij?!

Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos ka qenë ditën e sotme në terren për të vëzhguar nga afër procesin e votimit dhe mbarvajtjen e tij.
Bëhet me dije se ambasadori ishte i pranishëm në Durrës, teksa pati kuriozitet nëse është media e lejuar në qendrat e votimit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu sqaroi se jemi në transmetim maratonë ndërsa ambasadori vijonte të qëndronte në qendrën e votimit për aspektet teknike për të parë se si po shkon ky proces.
Deri më tani procesi ka qenë i qetë por pjesëmarrja jo shumë e madhe, megjithëse qendrat e votimit do të vijojnë të jenë të hapura deri më 19:00./ Gazeta Shqip