Në “zonën e nxehtë” të votimit, ambasadori gjerman flet nga Shkodra: S’kam pasur sinjalizim për shitblerje votash

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vëzhguar ditën e sotme procesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës.

Zingraf në fjalën e tij të skurtër për mediat vlerësoi si shumë të mirë procesin e votimit dhe tha se nuk ka pasur ndonjë sinjalizim për shitblerje votash.

Nga “zona e nxehtë” e votimit ambasadori gjerman ka shprehur gjithashtu edhe kuriozitet personal, pasi sipas tij në Gjermani nuk ekzistojnë këto lloj zgjedhjesh.

‘Mendoj se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin. Unë personalisht jam kureshtar të shikoj si është atmosfera e përgjithshme e zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre. Unë vij herë pas herë me shumë dëshirë në Shkodër, nuk ka pasur një shkak të veçantë, ishte e rastësishme ardhja ime në Shkodër. Kisha kureshtje.

Në vendin tim nuk ekzistojnë zgjedhjet të pjesshme të këtij versioni, ishte dhe kjo një arsye e shtuar pse erdha. Ka patur në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara, rreth rasteve për shitblerje votash. Nuk kam pasur sinjalizim për zgjedhjet aktuale për raste shit-blerjesh votash. I referohem edhe Celibashit, i cili theksoi pak ditë më parë se kanë mbërritur asnjëlloj rasti të shitblerjes të votave.’- tha Zingraf./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT