Tensionet në Vorë, PD nxjerr videon e votimit familjar

Ka nisur me probleme dhe tensione procesi i votimit në Vorë. Komisionerët e PD-së janë përplasur me ato të PS-së dhe LSI-së për sa i përket procesit të votimit familjar. Denoncimi i PD-së lidhet me një Qendër Votimi në fshatin Kuç.
Qendër Votimi 1554 në fshatin Kuç, PD ka shpërndarë një video dhe foto ku denoncohet rastet e votimit familjar.
Në Vorë po aplikohet votimi elektronike për kreun e bashkisë dhe për këtë parashikohet që rezultati i votimit të dalë më herët se në 5 bashkitë e tjera.
Ndërkohë që përplasje ka pasur edhe për sa i përket anëtarëve të komisioneve të QV-ve të PD-së. Për shkak të këtij konfrontimi në KZAZ-në e Vorës ka shkuar kryetari i KQZ-së, llirjan Celibashi për t’u njohur me situatën e krijuar.