Lufta në Ukrainë, Erdogan i telefonon Putinin: Çfarë kërkoi presidenti turk?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy presidentët biseduan për luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt. Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Siç kemi raportuar më herët , një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për nesër. Nuk ka pasur shumë përparim në bisedime deri më tani.

Turqia ka propozuar edhe më herët që të jetë negociatore mes dy vendeve për të ulur tensionet, shkruan Sky neës.

Që nga fillimi i luftës më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerësoi më herët se numri i refugjatëve mund të rritet në katër milionë deri në korrik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT