Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00

Sot në 6 bashki të vendit janë duke u zhvilluar zgjedhjet për të konfirmuar në detyre kryebashkiakun e ri.
Bëhet me dije se deri në orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit është 18.33%. Gjithsej kanë votuar 84 356 qytetarë.
Duke iu referuar të dhënave të KQZ-së në pjesëmarrja nëpër bashki është:
Dibër – 25.12%
Durrës – 14.85%
Shkodër – 20.47%
Rrogozhinë – 20.16%
Lushnje – 24.31%
Vorë – 23.6%
Kujtojmë se në dy fshatra të Shkodrës nuk është zhvilluar fare procesi i votimit dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira meteorologjike./ Gazeta Shqip