Rruga ‘e vdekjes’ dhe rastësia e frikshme në Fushë Krujë! Aksidenti me 4 viktima në të njëjtin vend ku në 2021 humbën jetën 4 të rinj të tjerë

Rruga Fushë Krujë-Laç është një aks jo pak problematik, ku janë regjistruar me dhjetëra aksidente, teksa shumë prej tyre kanë marrë dhe jetë njerëzish.

Aksidenti i fundit u regjistrua pak pas mesnatës së 5 marsit, ku humbën jetën 4 persona, të cilët kishin dalë për të festuar fejesën e dy të rinjve, Shkumbin Bratit, 20 vjeç dhe Alemenia Karajt 16 vjeçe.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë se viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta, Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç.

Kujtojmë se aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendi ku 2 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj 45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT