Papa Françesku kundër Putin: Është luftë sulmi nga Rusia, jo “operacion”! Ukraina vend martir ku po rrjedhin lumenj gjaku

Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir” ku “lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin”.
Komentet e tij janë një kundërshtim i narrativës zyrtare ruse që këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën.
Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen./m.j