“Mbyllni zonën ajrore”/ Gjithë bota me sytë nga Ukraina, Zelensky: Raketat ruse shkatërruan plotësisht aeroportin e Vinnytsia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili prej 11 ditësh është në krye të luftës me Rusinë, ka deklaruar sot se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia-s.

Nëpërmjet një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.

“Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi”, tha ai.

“Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Dhe ju mund ta bëni. Nëse nuk e bëni, nëse nuk na siguroni, të paktën avionët, në mënyrë që të mbrohemi, atëherë mund të arrijmë në përfundimin e vetëm të mundshëm që dëshironi që ne të vritemi ngadalë”. – shtoi më tej Presidenti i Ukrainës.

Bëjmë me dije se Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 257 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT