Lufta/ Erdogan bisedë telefonike me Macron, presidenti francez pret të martën Antony Blinken

Udhëheqësit botërore po shtojnë presionet ndaj Rusisë që të tërhiqet dhe të gjendet një zgjidhje paqësore për luftën e nisur prej 11 ditësh në Ukrainë.

Presidenti turk Erdogan duket se po ndërmerr rolin e negocatorit mes Putinit dhe udhëheqësve botërore.

Erdogan pas një bisede telefonike me Putin, mësohet se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Macron.

Telefonata mes mes tyre ishte biseda e katërt telefonike mes dy presidentëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Ende nuk na janë dhënë detaje se çfarë është diskutuar.

Ndërsa mësohet Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris të martën në mbrëmje. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT