Trupat ruse marrin nën kontroll termocentralin e tretë në Ukrainë, rritet frika për një katastrofë bërthamore

3 ditë më parë, autoritetet ukrainase ngritën shqetësimin se trupat rusie po synonin të merrnin nën kontroll termocentralin e tretë bërthamor që ndodhet në teritorin e ukrainës, atë të Zaporizhzhias.
Sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton se ka humbur kontaktet me këtë termocentral, duke deklaruar se ai ndodhet tashmë nën zotërimin e Rusisë.
Në një postim në Twitter, njoftohet se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.
Më herët trupat ruse vendosën nën kontrollin e tyre zonën bërthamore të Çernobilit, e po ashtu dhe termocentralin që ndodhet në qytetin e Mariupolit. Ukraina ka në territorin e saj 4 termocentralë bërthamorë, ndërsa vendosja e tyre nën kontrollin e forcave ruse ka rritur frikën për një katastrofë bërthamore, për shkak të bombardimeve në këto central.
#Ukraine’s nuclear regulator tells IAEA it is having problems in communicating with staff operating #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant. https://t.co/TDZlLpV10f
— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) March 6, 2022
#Ukraine informs IAEA that regular staff continue to operate #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant, but plant management is now under orders from commander of Russian forces controlling site. DG @RafaelMGrossi deeply concerned with latest developments. https://t.co/TDZlLpV10f
— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) March 6, 2022