Betejë dhe në sport/ Gjimnasti ukrainas fiton medaljen ndaj rusit që mban në uniformë simbolin e luftës (Video)

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka prekur çdo pjesë  të jetës, e sigurisht dhe sportin.

Së fundi një moment i veçantë ka marrë vëmendje në disiplinën e gjimnastikës, ku gjimnasti ukrainas Ilia Kovtun fitoi medaljen në garën e hekurave paralele, teksa përballë  kishte rusin  Ivan Kuliak.

Gjatë momentit të dhënies së medaljeve, ukrainasi Kovtun qëndron në podiumin më të lartë, teksa në krah ka rusin Kuliak, i cili në kostumin e tij mban simbolin me shkronjën “Z”. Kjo gërmë nënkupton fjalën “fitore” në rusisht dhe gjatë luftimeve në Ukrainë përdoret nga trupat ruse, prandaj është bërë një simbol pro Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT