20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë

Rreth 20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për të luftuar në Ukrainë kundër forcave ruse.

Shifrat janë bërë të ditura nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Një ditë më parë, qeveria ukrainase hapi një faqe online në internet për qytetarët e huaj që duan të luftojnë në Ukrainë.

Në një video-deklaratë, ministri Kuleba bëri të ditur se qytetarët e huaj që kanë aplikuar për të luftuar janë nga 52 vende të ndryshme të botës.

Por sqaroi se nuk do të zbulojë vendet nga kishin ardhur aplikimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT