Rezultatet e Bashkisë Vorë/ Berisha shënon fitoren e parë ndaj Bashës, më shumë vota mori…

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një dalje për mediat bëri të ditur rezultatet për Bashkinë Vorë.
“Dua të njoftoj që e kemi mbyllur procesin e votimit, kemi rezultatet për Bashkinë Vorë dhe sipas këtyre rezultateve që janë paraprake, pjesëmarrja janë 11 mijë e 96 zgjedhës. Fiton PS,” tha Celibashi.
Rezultatet
Kandidati i PS për bashkinë e Vorës, Blerim Shehaj fiton zgjedhjet pjeshme
Lulzim Vrana i Shtepise se Lirise 2598 vota
Blerim Shehaj i PS 7530 vota
Ymer Marka i PD 687 vota