Ukraina fiton betejën në ajër me Rusinë, Ministria e Mbrojtjes: Armiku ka humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin. Bëhet me dije se Ukraina deri tani ka fituar betejën ajrore me Rusinë dhe i ka rrëzuar plot 88 avionë dhe helikopterë, të cilët qëllim primar kanë sulmet raketore ndaj bazave ushtarake.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pësuar probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave të saj ushtarake.

  • Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës
  • Një numër pilotësh rusë janë kapur
  • Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje
  • Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa
  • Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase

Back to top button
LAJMET E FUNDIT