Shqiptarët solidarizohen me popullin e Ukrainës, FOTO: Niset nga Tirana kamioni i parë me ndihma humanitare

Ukraina ka hyrë sot në ditën e njëmbëdhjetë të luftës, me mijëra civilë e ushtarët të vrarë nga të dy palët dhe me dëme të pallogaritshme. Më shumë se 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, ndërsa ata që kanë qëndruar kanë nevojë për ndihma humanitare.
Dje, është nisur nga Tirana dhe kamioni i parë me ndihma që janë mbledhur dhe dorëzuar vullnetarisht nga qytetarët shqiptarë në selinë e Ambasadës së Ukrainës, në kryeqytet. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, kompania “Balkan Trans Albania” ka marrë përsipër dërgimin e këtyre ndihmave në Kiev.


“Treguam sot bujarinë dhe shpirtin fisnik e human që na karakterizon ne si popull. Mirënjohje çdo kujt, për cfarë do lloj kontributi që jep në situata të tilla të jashtëzakonshme. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithnjë në shërbim të cdo komuniteti në nevojë, për të bërë maksimumin tonë, për ti ardhur në ndihmë mijëra e miliona banorëve të Ukrainës, ashtu sic i qendruam pranë të gjthë bashkëkombasve tanë në tërmetin e tmerrshmë të 2019 që preku Shqipërinë”, njofton kompania.