Trump sugjeron bombardimin e Rusisë me avionë amerikanë të maskuar si kinezë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një propozim të pazakontë për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë.
Sipas raportimeve në mediat amerikane, Trump ka thënë gjatë një fushate për mbledhjen e fondeve në Neë Orleans se SHBA mund ta bombardojë Rusinë me avionë të maskuar me flamur kinez, për të futur në konflikt dy superfuqitë.
“Dhe pastaj themi ‘e bëri Kina, e bëri Kina, nuk e bëmë ne’. Dhe ndërkohë ata do të nisin luftën ne do ulemi e do i shohim”, raportohet të ketë thënë Trump me shaka teksa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.
Ish-presidenti Trump e quajti pushtimin e Ukrainës si lëvizje gjeniale ndërsa Putin e vlerësoi duke e quajtur si “të mençur” dhe “brilant”.
“Ai po e pushton një vend, me sanksione dy dollarëshe. Goxha e mençur”, tha Trump një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.