Pas Vorës shpallet fituesi në një tjetër bashki, ja rezultati

Pas Vorës, ka dalë dhe rezultati në Bashkinë e Rrogozhinës.
Fitues është shpallur kandidati Edison Memolla me 5401 vota.
Pas tij, u radhit kandidati i Partisë Demokratike, Fredinand Saraçi 1959 vota, ndërsa kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Hekuran Xhani arriti të merrte 1537 vota.
Bëjmë me dije se kanë mbetur edhe 7 kuti pa numëruar. Nga 53 kuti janë numëruar 46.
Ndërkohë, numërimi vijon në 4 bashkitë e tjera, respektivisht në Durrës, Lushnjë, Dibër dhe Shkodër.
Edison Memolla: PS – 5401
Fredinand Saraçi: PD – 1537
Hekuran Xhani: SHL – 1537