Autoritetet ukrainase pretendojnë se kanë rimarrë nën kontroll Chuhuiv: U vranë dy gjeneralë të lartë rusë

Prej disa ditësh, Ukraina ndodhet nën sulmin e Rusisë, e cila ka shkatërruar disa qytete dhe ka vrarë civilë. Së fundmi, zyrtarët ukrainas të Ministrisë së Mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

Të dielën mbrëma Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri një përditësim në “Facebook”, ku shkruante se forcat e Kievit kishin marrë nën kontroll qytetin nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës.

Por jo vetëm kaq, pas zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin.

Chuhuiv ndodhet në një vend strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën granatime të rënda nga forcat ruse për më shumë se një javë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT