PS merr dhe Dibrën/ Përfundon numërimi i votave, ja si u renditën kandidatët e Bashës dhe Berishës

Numërimi i votave sapo ka përfunduar dhe në Dibër, ku siç pritej fitues është shpallur kandidati i Partisë socialiste, Rahim Spahiu.

Spahiu mori 13 955 vota, ndërsa i dyti u rendit kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi me 4478 vota. Edhe në këtë bashki Partia Demokratike u rendit e treta, ku Luan Haka mori 4437 vota. Dibra ndryshe nga bashkitë e tjera, kishte në garë 4 kandidatë, ku për partinë “Lëvizja e Re” kandidonte Dritan Torba, i cili mori 99 vota.

Me fitoren në Dibër, PS merr kështu 4 bashki deri më tani, pasi ka fituar dhe në Vorë , Lushnje e Rrogozhinë. Po ashtu, e majta kryeson edhe në Durrës, ndërsa në Shkodër është e dyta, pasi në vend të parë renditet kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia.

Në Dibër nga 101 kuti që ishin për t’u numëruar, një u konsiderua e parregullt për shkak se ishte e dëmtuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT