Kremlini: Këto janë kushtet që duhet të përmbushë Ukraina, në mënyrë që t’i japim fund operacionit ushtarak

Rusia ka bërë të ditura kushtet që duhet të përmbushë Ukraina, në mënyrë që të ndalë “operacionin e saj ushtarak”, ka bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Ai tha për Reuters se Kremlini kërkon që Ukraina të ndërpresë aktivitetet ushtarake të ndryshojë Kushtetutën duke deklaruar neutralitet, të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë dhe të njohë të pavarura dy rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.
Kjo është deklarata më e qartë e kushteve që Rusia kërkon t’i imponojë Ukrainës, për të ndaluar atë që e quan “operacion special ushtarak”. Peskov tha se Ukraina është në dijeni të këtyre kushteve.
Për çështjen e neutralitetit ai tha: “Ata duhet të bëjnë ndryshime në kushtetutë sipas të cilave Ukraina do të refuzonte çdo synim për të hyrë në çdo bllok. Kjo është e mundur vetëm duke bërë ndryshime në kushtetutë.”