Përfundon numërimi dhe në Durrës/ Sako vazhdon detyrën në krye të bashkisë, sa ishte diferenca e votave

Durrësi është bashkia e radhës ku ka përfunduar numërimi, në të cilën fituese ka rezultuar kandidatja Emiriana Sako, me një diferencë të madhe votash.

Sako ka marrë 39,157 vota, e ndjekur nga kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka i cili mori 20831 vota. Luan Hoti, kandidati i Partisë Socialiste u rendit i treti, teksa arriti të merrte vetëm 7,937 vota.

Më herët, Sako falënderoi të gjithë votuesit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT