E FUNDIT/ Goditet ambasada ruse, prangoset një person

Një kamion i madh është përplasur në portat e ambasadës ruse në Dublin.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, teksa nuk raportohen shumë detaje.
Mësohet paraprakisht se si rrjedhojë një person ka rënë në prangat e policisë. Policia irlandeze tha se kamioni goditi portat e ambasadës në rrugën Orwell në jug të Dublinit.
Ambasada ka qenë vend i protestave ditët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës.