Peshkopi serb: Ndërkombëtarët në Kosovë, më keq se Hitleri
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe e krahasoi të mërkurën, praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitlerit. Peshkopi Amfilohije tha se madje edhe nazistët kanë qenë më të arsyeshëm se sa politikanët evropianë.
Agjencia e lajmeve DPA njofton se komentet e peshkopit Amfilohije u janë referuar përpjekjeve të qeverisë së Kosovës të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për marrjen nën kontroll të zonave serbe në Veri të Kosovës.
“U kërkoj të gjithë politikanëve, atyre vendorë edhe atyre evropianë, të mendojnë arsyeshëm, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për tragjedinë e Kosovës” tha ai gjatë një konference për shtypin ku prezantoi disa libra të tij në Kosovë.
Më tej ai theksoi: “Edhe Hitleri ka pasur arsye të mjaftueshme për ta lënë pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë, edhe pse ajo ishte nën pushtimin gjerman”.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”