“T’i japim fund çmendurisë së Putinit”/ Basha: Qeveria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i PD-sw, Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për projekt-rezolutën ndaj Ukrainës e cila do të votohet sot në Parlament. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se ky është një akt mbështetës i të gjithë popullit shqiptar.
“Jemi mbledhur në një ngjarje unike për t’i dhënë mbështetjen pakush popullit të Ukrainës që ndodhen përballë agresionit të pashëmbullt nga Rusia. Është urimi im i PD dhe opozitës, jam i bindur it ë gjitha bashkëatdhetarëve tanë që populli ukrainas do të vazhdojë të luftojë dhe ta shohë këtë akt mbështetje nga ne si një mbeshtetje të të gjithë kombit shqiptar. Ne shqiptarët jemi kombi i fundit që e kemi ndjerë në palcë, dhimbjen, masakrën nga makineria e luftës së Millosheviçit ndaj qytetarëve në Kosovë. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e kombeve të lira gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën, Europën që lufton të jetojë në paqe. Ajo që po ndodh sot është një luftë që na përfshin të gjithëve. Viktimat janë familjarë, prindër, të moshur për të cilët të gjithë ndihemi përgjegjës. Me këtë rezolutë i japim përfaqësisë tonë në KS shtysën për të bërë çdo gjë me aleatët për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Askush nuk duhet të ketë dyshim se çmenduria e Putin është një akt i beftë e i paplanifikuar”, tha Basha.
Në fjalën e tij Basha shprehu mbështetjen për Ukrainën, dënoi agresionin rus dhe e cilësoi presidentin Putin si një diktator.
“Putini është diktator”- Basha: Dënoj agresionin rus! Qeveria të ndërmarrë një diplomaci më aktive për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
“Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte në Kosovë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë nga makineria vrasëse e Millosheviçit, duke sulmuar një vend sovran siç është Ukraina, është një paralele e paqenë e hequr nga diktatori Putin. Akti i NATO-s që luftoi krah Kosovës ishte një akt humanitar, ndërsa Ukraina është një vend me integritet të pacënueshëm për Shqipërinë, ka vetëm dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës. Të miratojmë sa më parë dhe projekt-rezolutën tjetër që kjo që ka të bëjë me derdhjen e toksinave në rajon, që ka të bëjë me të vetmin vend në Evropë që vazhdon të përkëdhelë diktatorin Putin. Është detyra jonë t’i kërkojmë qeverisë shqiptare draft rezolutën, ku duke marrë shkak nga agresioni kundër Ukrainës, t’i kërkojmë qeverisë që Shqipëria të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Të ndërmarrë një diplomaci më aktive për njohjen e Kosovës, nga 4 vendet e Bashkimit Evropian. Të ndihmojë që të forcohet bashkëpunimi politik mes Kosovës dhe NATO-s dhe të hapet rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Urojmë që me bashkimin e vendeve të lira ky aggression të zmbrapset”, tha Basha.
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVEND
Të dashur bashkëqytetarë, i nderuar shkëlqesia juaj Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri. Jemi mbledhur sot këtu në një ngjarje të rrallë, ndoshta unike për Kuvendin e Shqipërisë për ti dhënë mbështetjen e plotë dhe të pa kusht popullit të Ukrainës që gjenden përballë agresionit më të pashembullt që nga fundi i luftës së dytë botërore. Relatori që i përket Partisë Demokratike e shpjegoj fare qartë kontekstin se si nisi kjo iniciativë, se si pavarësisht prej konfliktit dhe polarizimit ekstrem politik në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë mbështetja për të nuk ka munguar.
Është urimi im, i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare ,jam I bindur i gjithë bashkatdhetarëve tani pa dallime politike që populli i Ukrainës të vazhdojë të përballet me guxim heroik me agresorët rus dhe që ta shohë këtë akt mbështetjeje nga parlamenti shqiptar si një shprehje të vullnetit të gjithë kombit shqiptarë sepse ashtu siç kam thënë vetëm orë pas agresionit të 24 Shkurtit, ne shqiptarët jemi kombi I fundit para kombit tuaj që e kemi ndjerë në palcë dhimbjet dhe vuajtjet, shkatërrimin dhe vdekjet, masakrat, gjenocidin që janë bërë nga makineria e luftës së Sllobodan Milloshevicit. Mbi bashkëkombësit tanë në Kosovë.
Po ne e dimë po kështu që qëndresa, rezistenca, flijimi I më të mirëve në mesin e një kombi që lufton për liri me ndihmën e zotit dhe kombeve të lira e demokratike gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën dhe banorët e saj, janë ditë të errëta për Evropën dhe mbarë boten demokratike e çdo komb që kërkon e Lufton që të jetojë në paqe.
Ndaj ajo që po ndodh sot në territorin e Ukrainës dhe kundër qytetarëve të pafajshëm të Ukrainës është në fakt një luftë që na përfshin të gjithëve, viktimat nuk janë thjeshtë qytetarë të Ukrainës, ata janë familjarë, prindër, fëmijë, të moshuar që na takojnë të gjithëve dhe për të cilët të gjithë jemi bashkë përgjegjës ndaj përmes kësaj rezolutë u japim jo vetëm mbështetjen e plotë morale por u japim edhe përfaqësisë tonë në Këshillin e Sigurimit shtysën më të pakufizuar për të bërë gjithçka krah për krah me aleatët tanë perëndimorë në mënyrë që të merret çdo masë dhe të mos kursehet asnjë përpjekje për ti dhënë fund kësaj çmendurie.
Thënë kjo askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël mes nesh në këtë sallë se çmenduria e Vladimir Putinit është një akt i beftë, i papritur dhe i pa planifikuar. Që ta kuptojmë më mirë gjithë këtë mjafton ti referohemi retorikes së tij, propagandës së tij e cila agresionin dhe masakrat mbi civilët ukrainas i justifikon me gjuhen identikë të misioneve humanitare që shpëtuan shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik i hordhive gjakatare të Sllobodan Milloshevicit.
Ironia është e qartë, krahasimi midis një operacioni unik humanitar siç ishte ndërhyrja në Kosovë për të shpëtuar fëmijët, gratë, familjet e pambrojtura nga makineria gjakatare e Millosheviçit, nga masakrat që u shpalosen para syve të gjithë botes si një justifikim për të rikthyer Bashkimin Sovjetik tashmë të ri emërtuar dhe të ri armatosur me të njëjtën fuqi për të projektuar një balancë pushtetesh duke sulmuar një vend Sovran, i cili përpiqet si anëtarë i Këshillit të Evropës dhe si aspirant për anëtarësimin në organizata të tjera të sigurisë dhe Bashkimit Evropian të respektojë të drejtat e çdo qytetari të Ukrainës, të heqë paralele të paqena.
Akti i ndërhyrjes dhe luftës së NATO-s krah për krah ishte një akt humanitar i cili hapi rrugë përfundimit të një procesi, shpërbërjes së Federatës Jugosllave ndërsa Ukraina është një vend me integritet territorial të pacenueshme ndonëse nga Krimea tek rajonet më lindore të saj. Për Shqipërinë ka një dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit të Ukrainës kudo ndodhet, thënë kjo ky është një moment të nderuar parlamentarë që me të njëjtën përgjegjësi të miratojmë sa më parë projekt rezolutën tjetër që Partia Demokratike i ka propozuar këtij Kuvendi.
Është detyra jonë t’i kërkojmë autoriteve shqiptare të mobilizojnë gjithçka në këtë situatë për ti shërbyer paqes dhe sigurisë rajon duke miratuar draft rezolutën e parashtruar në komisionin e jashtme që ashtu siç raportohet në parim do të kalojë në ditët e ardhshme ku duke marrë shkas nga agresioni Rus kundër Ukrainës.
Duke theksuar nevojën për të forcuar sigurinë rajon dhe perëndimor e sidomos në Kosovë, duke vlerësuar faktin që jemi anëtarë të përkohshëm të këshillit të sigurimit ti kërkojmë qeverisë të përdor gjitha mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa me parë në organizatat partnere të kombeve të bashkuara dhe anëtare e Kombeve Bashkuara duke pasur parasysh rolin e veçantë si një nga dy vendet evropiane në këshillin e sigurimit, duke marr parasysh vendimet e gjykatës ndërkombëtare të Hagës si një nga organet më të rëndësishme të organizatës të kombeve të bashkuara, të ndërmarrin një diplomaci më aktive për të bindur katër vendet anëtare të NATO-s që akoma nuk e kanë hedhur këtë hap, se njohja e Kosovës është aktualisht një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon me ndikim të drejtë për drejtë jo vetëm në sigurinë e Kosovës dhe Shqipërisë por edhe në sigurinë e anëtareve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ti influencojë përmes anëtarësisë tonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politikë mes Kosovës dhe NATO-s, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në partneritetin për paqe dhe të hapet rruga për anëtarësimin e saj të plotë në NATO. Edhe njëherë shpreh mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e plotë në emër të partisë demokratike për popullin ukrainas dhe autoriteteve Ukrainës duke dënuar ashpërsisht agresionin Rus dhe duke uruar që me bashkimin dhe vullnetin e kombeve të lira ky agresioni të zbrazet dhe Ukraina dhe populli Ukrainas të vazhdojë të gëzojë në paqe dhe prosperitet lirinë, sovranitetin të integritetit territorial. Faleminderit