3 orë përballje/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve, ja çfarë u vendos

Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve në Belovezhskaya Pushcha midis Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e bëri të ditur të hënën Ambasada Ruse në Minsk në kanalin e saj Telegram.
“Rundi i tretë i bisedimeve ruso-ukrainase në Bjellorusi ka përfunduar”, shkroi misioni diplomatik. isedimet zgjatën rreth tre orë.
Në fokus të bisedimeve të sotme ishin korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në shumë qytete ruse.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla.
Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.
Civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur nga vendi si pasojë e pushtimit rus.
Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusinë, ndërsa ata në Kharkiv do të kenë një korridor që të çon në Rusi.