Të gjithë në një mendje, Kuvendi miraton rezolutën për sovranitetin e Ukrainës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e sotme me shumicë votash rezolutën në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus.

Bëhet me dije se i pranishëm në sallë ka qenë edhe Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov.

Pas votimit deputetët kanë duartrokitur, ndërsa Kryetarja e Kuvendit Lindida Nikolla është shfaqur me një pankartë me ngjyrat e flamurit ukrainas, ku shkruhej: Ne jemi me Ukrainën. Shqipëria që në fillim të luftës e ka mbështetur hapur Ukrainën dhe ka dënuar sulmin rus./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT