“Qytetarët kanë humbur besimin”, Rama i kthehet komentuesit: S’kam folur për ndonjë arritje, por…

Kryeministri Edi Rama reagoi për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku Partia Socialiste arriti të fitonte 5 bashki.
Në postimin e Ramës një qyetar ka komentuar duke shprehur shqetësimin ëpr pjesëmarrjen e ulët në votime, duke shtuar se qytetarët kanë humbur besimin.
Rama ka vendosur që t’i kthejë përgjigje këtij komenti duke thënë se kudo në botë zgjedhjet e pjesshme kanë pjesëmarrje më të ulët, në lista sipas tij përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit.
Biseda:
Qytetari: Ne vend qe te beni autokritikë per pjesmarrje te ulet ne votime,flisni per arritje.
Nje shoqeri,ku 70% e saj rri ne shtepi,ne kohen e votimeve,deshmon ne menyre te pakundershtueshme,se dicka serioze ka ndodhur.
Qytetaret kane humbur pergjithesisht besimin.
Pse?!
Kesaj pyetje,vetem ju jeni ne gjendje t’i pergjigjeni.
Pershendetje!
Rama: Selim Hoxha e para njehere ne zgjedhjet e pjesshme gjithnje pjesemarrja eshte me e ulet se zakonisht, jo ne Shqiperi po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenjie ne shtepi eshte gabim, sepse ne liste jane te tere, edhe ata qe jane jashte shtetit, keshtu qe pjesemarrja e atyre qe banojne ketu e kane mundesi votimi eshte natyrisht me e larte se sa 30%; e treta, po me e rendesishmja, ne postimin tim kam folur per dicka krejt tjeter dhe jo per ndonje arritje!