Urimi prekës i kryeministrit Rama për 8 Marsin: Për nënën time në qiell dhe të gjitha grave dhe vajzave në tokë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit.

Kreu i qeverisë ka bërë një postim në “Facebook”, ku shkruan se një urim i përcjell edhe nënës së tij në qiell.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT