“Duhet të përgatitemi për skenarët më ekstremë”/ Rama për rritjen e çmimeve: Do krijohet Komiteti Special

Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se çmimet janë rritur për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, me këtë të fundit që është furnizuesja kryesore energjetike e Evropës. Sipas kryeministrit vendi ynë do duhet të përgatitet për çdo situatë, edhe për më ekstremen që do të ishte reduktimi i furnizimit me energji elektrike dhe me naftë.

Rama shtoi se ashtu siç u veprua gjatë pandemisë, do të ngrihet një Komitet special për të përballuar krizën.

“Një prej zyrtarëve të lartë rus ka kërcënuar me çmimin e naftës 300 për fuçi. Gjë e pandodhur në tregtinë e naftës, as në krizat më të mëdha. Vendet e mëdha të aleancës po deshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Bojkoti i naftës dhe gazit do ishte ndryshim tektonik me pasoja vështirësisht të parashikueshme, me pasojë afat shkurtër por dhe afat gjatë po e po.

Evropa ka hyrë në luftë, ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vendi në agresion, ndërsa në të gjitha vendet e tjera lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresionin dhe agresorit. Në lufta nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkohen në fillim të luftës. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush se di sa do zgjasë. Jemi në të njëjtat kushte si në luftën tjetër me pandeminë, ku nuk dinim kohëzgjatjen dhe u përgatitëm për disa  skenarë, njësoj si sot. Prandaj do ngremë Komitetin Special dhe prandaj do përgatisim skenarët e mundshëm nga më të thjeshtë më të vështirë. Psikologjikisht duhet të përgatitemi për situata ekstreme me shkurtime dramatike të furnizmit me energji apo naftë.”– tha Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT