“Masakër zgjedhore”/ Rama u përgjigjet akuzave të Bashës: Debate luksi, ne fituam se s’ka kush fiton tjetër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se në zgjedhjet e pjesshme lokale u krye një masakër zgjedhore.
Gjatë konferencës për shtyp për situatën në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve në vend, Rama tha se është luks të merresh me këto debate, ndërkohë që bota është në një situatë shumë të vështirë. Kryeministri u shpreh se për të mendimi i vetëm është mbrojtja e Shqipërisë nga lufta dhe pasojat e saj, ndërsa shtoi se shija e fitores nuk vlen ne kushtet e një tragjedie njerëzore.
“Unë nuk dua të bëj nga këto debate, pasi është një luks i jashtëzakonshëm në këto kohë, pasi është koha të dëgjojmë njëri tjetrin, pasi larg qoftë këtu shkojmë drejt një situate që gjërat vijnë edhe në jetë. Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë më shumë shqiptarin dhe konsumatorin nga kjo flamë. Kjo pastaj fituam Lushnjën, Dibrën, Rrogozhinën, Durrësin dhe Vorën, çfarë shije ka kjo kur jemi në kushtet e një tragjedie njerëzore. Ne fituam se s’ka kush fiton tjetër”, tha Rama.
Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të zhvilluara në 6 bashki të vendit, më 6 mars, PS fitoi 5 bashki ndërsa Shkodra u fitua nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. PD u rendit si forcë e tretë duke marrë një numër të ulet votash.