Ambasadorja e SHBA në OKB trondit me deklaratën e saj: Putin ka si qëllim të shkatërrojë Ukrainën

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka tronditur me deklaratën e saj.

Në fjalën e mabjtur ambasadorja ka deklaruar se Putin ka në plan të shkatërrojë dhe terrorizojë Ukrainën.

“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Thomas-Greenfield shtoi gjithashtu se “Putini është qartësisht i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale”.

Ndër të tjera ambasadorja ka thënë se për veprimt që është duke kryer Moska është paralajmëruar.

“Ne kemi paralajmëruar Moskën për javë të tëra se, në fund, Rusia do të jetë më e dobët, jo më e fortë, për nisjen e kësaj lufte. Kjo tashmë po rezulton e vërtetë”, tha ajo. “Pyetja është se sa shkatërrim është i gatshëm të shkaktojë presidenti Putin për këtë gabim të madh.”/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT