Letra/ Balla, kërkesë kreut të SPAK: Në çfarë faze janë hetimet për kallëzimin e familjes Berisha dhe Imamit. Kraja: Janë nën hetim

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër kreut të SPAK, Arben Kraja.

Në këtë letër, Balla kërkon se në ç’fazë janë hetimet për kallëzimin që ai ka bërë, për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin Arben Imami, vajzën e ish-kryeministrit dhe bashkëshortit të saj.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsion (SPAK) i ka kthyer përgjigje kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka kallëzuar ish-kryeministrin Berisha dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.

Në përgjigjen e SPAK që mban firmën e kreut të këtij institucioni, Arben Kraja thuhet se ka një hetim për ish-kryeministrin Berisha./m.j

foto galeri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT