PAMJET SHKATËRRUESE/ Një tjetër qytet bombardohet nga forcat ruse në ditën e 13-të të luftës në Ukrainë

Ukraina është në ditën e 13-të luftës dhe pushtimit rus. Forcat ruse kanë bombarduar këtë të martë një tjetër qytet në Ukrainë.

Një shpërthim i fuqishmëm është dëgjuar në qytetin Kalynivka, duke tronditur banorët. Pamjet të cilat tregojnë një shtëllungë të zezë tymi nëpër qytet janë publikuar nga korespodenti i “LA Times”, Marcus Yam.

“Një shpërthim sapo tronditi qytetin Kalynivka, Ukrainë. Një shtëllungë e errët tymi endet nëpër skajin e pyllëzuar të qytetit. Një roje sigurie thotë se ngjitur është një depo e kimikateve”, shkruan Yam në videon e publikuar në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT