“Do t’u VRASIM si qen të tërbuar”, ZOTOHEN gratë ukrainase: Do të marrim hak për çdo fëmijë të vrarë

Në “Ditën e Gruas” disa ukrainase kanë bërë publike një mesazh rrëqethës, duke thënë se do të hakmerren për çdo fëmijë të vrarë gjatë sulmit rus në Ukrainë.

Përmes një video të bërë publike në TikTok, 6 gra që mbajnë mitralozë të veshura me veshje luftarake shprehen se do të shkatërrojnë armikun dhe do t’i qëllojnë si “qen të tërbuar”.

“Ne jemi gratë e Ukrainës”, dëgjohet të thonë ato në video.

“Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo pëllëmbë të tokës ukrainase. Në çdo qytet, fshat, pyll dhe fushë. Për çdo fëmijë, grua, plak, shtëpi dhe rrugë të dëmtuara, do t’ju qëllojmë si qen të tërbuar”, thuhet në video-mesazhin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT