Çfarë po paralajmëron Basha? Humbja, kryedemokrati: Përgjegjësia fillon me mua, duhet të…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pranoi se përgjegjësitë në lidhje me rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet e 6 marsit nisin nga vetë ai. Ky ka qenë qëndrimi i mbajtur sot  pasdite në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, duke shtuar se duhet të tejkalohet kulti i individit për një parti të fortë.

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për nje parti më të forte”, tha ai.

Një reagim i tillë mund të përkthehet edhe si një reflektim i Bashës pas kërkesave të forta brenda grupit të PD-së për dhënien e dorëheqjes në dobi të një bashkimi mes të gjithë demokratëve. Por që shenjat që ai të largohet janë të pakta, pasi në mbledhjen e sotme, ndryshe nga ajo e deputetëve të një ditë më parë, kryetarët e degëeve i kanë kërkuar që të mos e japë dorëheqjen, pasi sipas tyre, ai nuk mban përgjegjësi për këtë humbje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT