FOTO/ Ukrainasit kapin robër ushtarët e Putin, i vendosin në radhë njëri pas tjetrit. CIA: Janë vrarë 4 mijë trupa ruse

Ushtria ukrainase ka zënë robër ushtarët rusë duke i vendosur në radhë njëri pas tjetrit. Sipas raportimeve të autoriteteve dhe ushtrisë ukrainase bëhet e ditur se trupat ruse janë kapur robër në rajonin e Nikolaevit të Ukrainës.

Ata kanë publikuar edhe fytyrat e tyre teksa janë vendosur në radhë. Ndërkaq, më herët,  kreu i CIA-s, william Burns ka deklaruar se që pas sulmit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën janë vrarë deri më tani 2 mijë deri në 4 mijë trupa ruse.

Diplomati veteran dhe njëherësh një ish-ambasador i SHBA-së në Moskë ka bërë të ditur se në shkëmbimin e informacioneve me inteligjencën ukrainase janë mësuar detaje të planifikimit ushtarak rus. Sipas Burns, Vladimir Putin nuk kishte ndërmend të tërhiqej por as CIA nuk e kishte marrë parasysh qëllimin e tij për të marrë Kievin dhe për të zëvendësuar qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskiy me një udhëheqje proruse.

Vlerësimi i CIA-s për numrin e të vdekurve rusë shkon përtej shifrës prej rreth 500 të vrarëve të dhënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes gjashtë ditë më parë.

“Mendoj se Putini është i zemëruar dhe i frustruar tani. Ai ka të ngjarë të dyfishojë dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat që mund të shkaktojnë në popullin ukrainas. 

Unë nuk e di se nuk mund të çojë e gjitha kjo marrëzi dhe në javët në vijim mund të shkaktojë edhe më shumë viktima te civilët”, ka deklaruar Burns./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT