Kongres Pajtimi në PD? Nipi Berishës s’përmbahet: S’ka falje, veç mos më dalshin para syve ata deputetë që ishin në zyrat e PD më 8 janar! Kam me ua sh****ye…!

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është hedhur jo pak herë ideja e bashkimit me demokratët që janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje deputeti i Shkodrës, Helidon Bushati ka propozuar që të ngrihet një Kongres Pajtimi për t’u ribashkuar me përkrahësit e Berishës.

Por ditën e sotme, nipi i Sali Berishës, Dritan S Berisha ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deputetëve të cilët gjatë protestës së 8 janarit ishin përkrah Lulzim Bashës.

Në mesazhin e tij Dritan Berisha shkruan se për ata që ishin në atë protestë dhe që hodhën gaz ndaj përkrahësve të ish-liderit historik nuk do të ketë falje, madje nuk ka kursyer kërcënimet dhe ofendimet.

“Atyre deputetëve që më 8 janar ishin brenda zyrave të PD dhe na mbytën me gaz helmues e polici, duhet me ja sh** tan robt e shpisë e jo me i fal. Unë i pari veç mos më dalshin para syve se kam me I dh**e”, shkruan Dritan Berisha./m.j

Kongres Pajtimi në PD? Nipi Berishës s'përmbahet: S’ka falje, veç mos më dalshin para syve ata deputetë që ishin në zyrat e PD më 8 janar! Kam me ua sh****ye...!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT