Rusia merr vendimin: Nesër shpallet ARMËPUSHIM ndaj Ukrainës

Forcat ruse do të shpallin armëpushimin nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës ditën e nesërme, duke thënë se janë të gatshëm të ofrojnë korridore humanitare në mënyrë që njerëzit të mund të largohen nga Kievi dhe katër qytete të tjera.

Sipas CNN, mediat ruse raportuan parametrat e armëpushimit duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione, në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Moskës (19:00 ET të martën).

Informacioni për korridoret nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol do t’i dërgohet zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare Ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT