“Shpërthen” Alizoti: Unë me Bashën nuk merrem më, e konsideroj psiqik! Njeriu i vetëm në univers që ka patur kaq shumë shanse

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti është shprehur mbrëmjen e sotme se ka vendosur që të mos merret më me kryedemokratin Lulzim Basha, pasi e konsideron njeri psiqik.

Ai u shpreh se Basha është njeriu i vetëm në univers që ka patur aq shumë shanse dhe nuk ka fituar asnjëherë, teksa shtoi se PD është në një krizë irracionale.

“Unë me Lul Bashën nuk merrem më se e konsideroj njeri psiqik. Të dalësh të thuash me këtë rezultat që nuk jep dorëheqjen, kur është njeriu i vetëm në univers që ka patur kaq shumë shanse… Jemi në një krizë irracionale. Deputetët t’i lënë analizat. Ai thotë jam fitimtar, si një njeri që ka pirë 2 kile raki dhe thotë nuk kam pirë. Unë kam folur me deputetët”, u shpreh Alizoti në Opinion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT